60-vjeçar sulmohet me sende të forta në Lungomare, policia në kërkim të autorëve


- Advertisement -

Një 60-vjeçar dyshohet se është sulmuar me sende të forta në zonën e Lungomares.


- Advertisement -

Siç raporton Euronews.al, viktima me inicialet I.K., është sulmuar mbrëmjen e së shtunës në bypass-in e Lungomares, në brendësi të pallateve, transmeton Klankosova.v.

Ai është transportuar fillimisht në spitalin e Vlorës, ku është diagnostikuar me “paz capitis” (lëndim në kokë), ndërsa për shkak të gjendjes do të transferohet drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.

Policia po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply