Kai Havertz ka pësuar një tjetër dëmtim, vetëm pak kohë pasi ishte rikthyer në formë të plotë.
Incidenti ndodhi në minutën e 32-të të ndeshjes mes Arsenal dhe Newcastle United, kur sulmuesi gjerman u rrëzua në fushë dhe kërkoi menjëherë ndihmën mjekësore.
Havertz u largua nga fusha dukshëm i frustruar, i shoqëruar nga stafi mjekësor dhe u drejtua drejt tunelit.
Ky dëmtim vjen në një moment të keq për 26-vjeçarin, i cili sapo kishte nisur të rikthehej gradualisht në formë pas një periudhe të gjatë jashtë fushave për shkak të problemeve fizike.
Situata e tij ka ngritur shqetësime edhe për përfaqësuesen e Gjermanisë, ku trajneri Julian Nagelsmann po e ndjek nga afër gjendjen e tij.
Havertz ka qenë një nga titullarët e rregullt në ndeshjet e fundit miqësore të Gjermanisë, dhe një mungesë e mundshme do të ishte një tjetër goditje për skuadrën, sidomos pas mungesave të tjera të rëndësishme në ekip.