Një imazh shumë misterioz i një deleje rozë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve së fundmi në rrjetet sociale, duke i bërë lëmsh fansat.
Postimi i bërë nga llogaria ‘three60_music’ solli menjëherë një valë komentesh, por detaji që zbulon gjithçka fshihet pikërisht te personat e etiketuar në foto.
Gjesti dhe bashkëpunëtori i tij i pandashëm DJ Gimbo janë etiketuar në këtë imazh, duke konfirmuar zyrtarisht se bëhet fjalë për një projekt të ri muzikor nga dyshja.
Komentet e fansave poshtë fotos kanë qenë të shumta, duke aluduar për hite të reja dhe duke pyetur me humor se ‘çfarë po ndodh me këtë dele’.
Gjesti ka zbuluar detajet e projektit të tij në emisionin Prive By Liberta Spahiu, ku konfirmoi se është duke punuar për një EP të ri që pritet të publikohet shumë shpejt.
Ky mini-album pritet të përmbajë pesë këngë të reja dhe është shumë afër publikimit. ‘Delja rozë’ duket se është vetëm fillimi i kësaj epoke të re muzikore që po vjen.