Prokuroria në Prishtinë ndalon për 48 orë ish-këshilltarin e Kurtit për dyshime në vepra penale


- Advertisement -

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar për 48 orë ish-këshilltar i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Durim Berisha, dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ngacmimi” dhe “Detyrimi” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.


- Advertisement -

Sipas hetimeve të deritanishme, ekzistojnë prova relevante që mbështesin dyshimet se i dyshuari ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në komunikim me palën e dëmtuar.

Prokuroria ka theksuar se ky rast nuk ka lidhje me pretendimet e bëra nga i dyshuari në publik, të cilat janë raportuar gabimisht në disa media dhe nuk përputhen me gjendjen faktike të konstatuar deri tani.

Prokuroria vazhdon të punojë për luftimin e kriminalitetit dhe për forcimin e sundimit të ligjit, duke siguruar që ata që shkelin ligjin të vihen para drejtësisë.

Leave a Reply