Masakra në Vushtrri: Përkujtimi i 27 viteve nga tragjedia e Studimes


- Advertisement -

Sot janë bërë 27 vite nga Masakra e Studimes në Vushtrri ku mbetën të vrarë 116 civilë shqiptarë.


- Advertisement -

Me këtë rast është organizuar një Akademi Përkujtimore, ku morën pjesë familjarë, qytetarë e krerë institucionesh.

Familjarët e të vrarëve kanë kërkuar drejtësi për krimet që shteti serb ka bërë ndaj banorëve të Studimes.

Elhame Xhafa përkujton 2 majin e vitit 1999 si natë të tmerrshme ku u rrethuan nga ushtarët dhe policët serbë në mbrëmje dhe si pasojë mbetën të vrarë burri i saj dhe vëllai i saj.

Sami Gërxhaliu, vëlla i dëshmorit Fatmir Gërxhaliu, ka kritikuar institucionet për të cilat tha se duhet të bëjnë me shumë dhe jo të shfrytëzohen këto ngjarje për vota.

Bahrije Gërxhaliu, gruaja e dëshmorit Imer Gërxhaliu, tregon se ka qenë bashkë me bashkëshortin kur i njëjti i është vrarë nga forcat serbe.

Ajo tha se barra kryesore që e bartin si familje është që askush nuk ka dalë para drejtësisë për këto krime edhe pse thotë se vetë ka dëshmuar për to.

Leave a Reply