Anëtari i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend si dhe ka folur për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.
Ai në emisionin ‘Info Magazine’ të Klan Kosovës ka theksuar edhe rëndësinë e përgatitjeve të PDK-së për këtë proces. ‘Ne garojmë si subjekt politik për ta udhëhequr Qeverinë, është herët që të bisedohet për atë si mund të duket platforma zgjedhore, lista zgjedhore, fryma si mund të bëjmë fushatë,’ tha Hoxhaj.
Ai gjithashtu foli për kandidatin e PDK-së për postin e kryeministrit në zgjedhjet e muajit të ardhshëm dhe paralajmëroi se do të ketë befasi në listë.
Ai gjithashtu deklaroi rreth vijave të kuqe në këtë proces zgjedhor, duke thënë se subjektet tjera duhet të jenë të përjashtuara nga procesi politik sa është në udhëheqje Albin Kurti.