Zidane refuzon rikthimin te Real Madridi për të mbajtur fjalën e tij me Federatën e Francës


- Advertisement -

Trajneri Zinedine Zidane e refuzoi rikthimin e tretë te Real Madridi sepse i kishte dhënë fjalën Federatës së Francës, kështu së paku raporton “Diario AS”.


- Advertisement -

Zidane nuk është në krye të asnjë klubi që kur u largua nga “Los Blancos”, të cilët po kalojnë një krizë në aspektin sportiv, duke qenë afër ta vuajnë sezonin e dytë pa trofe.

Xabi Alonso u shkarkua muaj më parë, ndërsa të njëjtën rrugë pritet ta ndjekë edhe Alvaro Arbeloa.

Presidenti Florentino Perez tashmë ka kontaktuar disa trajnerë, e mes tyre ka qenë edhe Zidane.

Në bazë të “Diario AS”, Reali e ka kontaktuar Zidanen qysh në muajin dhjetor, por përgjigja e teknikut francez ka qenë negative. “Real Madridi kishte kontakt direkt me Zinedine Zidane në muajin dhjetor, duke i kërkuar ta zëvendësojnë Xabi Alonson”. “Por, ishte shumë vonë.

Zidane i informoi ata se marrëveshja me Federatën Franceze ishte mbyllur”.

Leave a Reply