Ramush Haradinaj kujton masakrën e Bukoshit: 35 vëllezër e motra u ndanë dhe u masakruan me dhunë


- Advertisement -

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar 3 majin e vitit 1999, kur forcat serbe ndalën kolonën e civilëve nga fshatrat Vraniq, Bukosh, Savrovë e Sopijë, të cilët po dëboheshin me dhunë drejt Shqipërisë.


- Advertisement -

Nga ta, 35 vëllezër e motra u ndanë me forcë dhe u masakruan në oborrin e shkollës së Bukoshit, pa kursyer as të miturit e as pleqtë, transmeton Klankosova.tv.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se familje të tëra dhanë gjakun e tyre për lirinë e Kosovës. ‘Kjo sakrificë na obligon që të mos ndalemi kurrë në kërkimin e drejtësisë dhe në ndëshkimin e atyre që urdhëruan e kryen krime kundër shqiptarëve’, ka shkruar ai. /klankosova.tv

Leave a Reply