Ardon Jashari ka përballuar përpara ndeshjes në “Mapei Stadium” me Milanin, duke theksuar se është një mundësi e madhe për ta dëshmuar veten, veçanërisht në një rol që zakonisht i takon Luka Modricit.
Në prag të takimit, pas barazimit të Comos, një fitore e “Rossonerëve” do t’i afronte edhe më shumë me kualifikimin në Ligën e Kampionëve, ndërsa Jashari pritet të ketë një rol më të rëndësishëm në mesfushë.
Mesfushori shqiptar që përfaqëson Zvicrën u shpreh i gatshëm të marrë përgjegjësitë, duke e pranuar se mungesa e Modricit është e ndjeshme, por njëkohësisht duke treguar vendosmërinë për ta shfrytëzuar shansin. “Më vjen keq për Lukën, por tani është radha ime në atë rol”, deklaroi Jashari, duke shtuar se synon t’i përdorë karakteristikat e tij për ta ndihmuar ekipin të bëjë një paraqitje të mirë.
Ai nuk la pa përmendur as Francesco Magnanellin, duke e vlerësuar figurën e tij dhe duke nënvizuar se kjo ditë është e veçantë për të.
Jashari tha se cilësia e Magnanellit shihet ende qartë, duke komentuar se “e vëren që ka qenë mesfushor, sepse ende ka një këmbë shumë të mirë”.