Site icon Lajmeria.info

Abdixhiku flet për ndërtimin e centralit të ri me gaz për siguri energjetike në Kosovë

“Do ta ndërtojmë centralin e ri me gaz, edhe atë gaz amerikan – 500 megavat energji për Kosovën”, ky është një nga premtimet e kandidatit për kryeministër Lumir Abdixhiku në fushën e energjisë.

Kjo sipas tij do të bëhet për mos t’i djegur 1 milionë euro duke importuar energji. “Që Kosova të mos jetojë më me krizë artificiale energjetike, por me siguri energjetike.

Dhe më lejoni të jap një zotim publik sot.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Se çmimet e rrymës nuk do të rriten në mandatin tonë!

Moratorium i plotë për tre vite”, tha Abdixhiku në tubimin hapës të Lidhjes Demokratike të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version