Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, foli pas tubimit në Hajvali të Prishtinës, duke thënë se atmosfera ishte shumë e ngrohtë dhe me entuziazëm.
Ai premtoi investime në vlerë prej 1.5 miliardë eurosh në Kryeqytet. ‘Sonte, u zotuam edhe për 1.5 miliardë euro investime në Kryeqytet; për infrastrukturë moderne, arsim të avancuar, shëndetësi më të mirë dhe projekte që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve të Prishtinës,’ ka shkruar Abdixhiku.
