Kandidati i LDK-së për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku në konferencën për media u shpreh se Kosova edhe njëherë dëshmoi prekuri demokratike.
Për këtë gjë bëri një falënderim për të gjithë qytetarët dhe siç u shpreh, në veçanti votuesit e LDK-së. “Dëshmoi edhe njëherë pjekuri demokratike.
Për këtë meritoni një falënderim qytetarë.
Falënderim të veçantë dua t’u bëj edhe institucioneve përgjegjëse.
Dua t’i falënderojë mbështetësit dhe votuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, tha ai.
Abdixhiku, për rezultatet e këtyre zgjedhjeve tha se LDK-ja sonte shënon rritjen më të madhe që ndonjë subjekt politik ka siguruar në këto zgjedhje. “Lidhja Demokratike e Kosovës sonte shënon rritjen më të madhe që një subjekt politik ka siguruar në këto palë zgjedhje.
Në vetëm një muaj fushatë, me kaq pak kohë, LDK-ja ka kaluar nga 13 për qind, në 18 për qind, përkatësisht në 20 mandate”, tha ai.
