Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, ka bërë disa premtime interesante gjatë një interviste në Rubikon të Klan Kosovës.
Duke folur për pensionistët, Abdixhiku ka premtuar se nuk do të ketë pension nën 150 euro.
Po ashtu, Abdixhiku ka premtuar edhe barna falas për këtë kategori sociale.
“Tri politika i kam për pensionistët, nuk do të ketë pension nën 150 euro, do të ketë rritje të pensioneve për 36 për qind për secilin pensionit dhe do të ketë barna falas për pensionistët e Kosovës…Pra, barna falas, rritje prej 36.2 për qind për pensionistët dhe nuk ka pension nën 150 euro, këto janë zotime të menjëhershme, nuk flas këtu për 1 vjet do të punojmë për këtë punë, këto kryhen shpejtë” – është shprehur Abdixhiku.