Connect with us

Lajme

Abdixhiku me pritje madhështore në Obiliq: Kjo fushatë është bërë tashmë kryengritje e djathtë kombëtare

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vazhduar takimet e tij me qytetarët anembanë vendit.

Së fundmi, Abdixhiku vizitoi fshatin Milloshevë të Obiliqit, ku u prit me entuziazëm të madh nga qytetarët.

Kjo fushatë, tha Abdixhiku, është “bërë tashmë kryengritje e djathtë kombëtare!”

Advertisement

“Në fshatin Milloshevë të Obiliqit, pritja ishte madhështore. Kaq shumë entuziazëm e mbështetje po gjejmë në çdo anë të vendit!

Kjo fushatë, është bërë tashmë kryengritje e djathtë kombëtare! Populli ynë do ndryshim! Ndryshimi po vjen; dhe s’ka asgjë që e ndalë atë tashmë!

Vazhdojmë, secilën ditë e secilën mbrëmje në takime e tubime në mbarë Kosovën!

Advertisement

Ju faleminderit!

LDK dhe populli janë tashmë një!”, ka shkruar Abdixhiku.

Advertisement
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Advertisement
Advertisement

Në trend