Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ishte pjesëmarrës në ceremoninë lamtumirëse të ambasadorit italian në Kosovë, Antonello De Riu.
Abdixhiku tha se në këtë ngjarje, takoi edhe familjen e ambasadorit, bashkëshorten dhe djalin, ku ky i fundit tash e 6 muaj punonte në Kosovë.
“Diplomatët vijnë e shkojnë, por disa lënë shenja të mëdha për vendin tonë. Ambasadori De Riu ishte i tillë”, shkroi Abdixhiku, transmeton Klankosova.tv.
Kreu i LDK-së i uroi suksese ambasadorit italian në Kosovë në rrugëtimin e tij të radhës.