Site icon Lajmeria.info

Abdixhiku: Prishtina po flet qartë për vizionin tonë për një Prishtinë më të zhvilluar

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka mbajtur tubim në Breg të Diellit, nga ku tha se pati entuziazëm dhe mbështetje të jashtëzakonshme.

Abdixhiku tha se në këtë tubim folën për projektet që i duhen kryeqytetit dhe për investimet që ndryshojnë jetën e qytetarëve. “E përmbyllëm ditën në Degën e III-të, me energji, entuziazëm e mbështetje të jashtëzakonshme.

Prishtina po flet qartë!

Advertisement. Scroll to continue reading.

Folëm për projektet që i duhen Kryeqytetit, për investimet që ndryshojnë jetën e qytetarëve dhe për vizionin tonë për një Prishtinë më të zhvilluar, më funksionale e më të jetueshme”. “Në Degën III në Prishtinë garojmë me kandidatët: Ukë Rugova me numër 8, Jeta Statovci me numër 9, Adelina Thaqi Meta me numër 18, Doruntinë Maloku me numër 26, Alban Zogaj me numër 27, Elmire Nikçi Rexha me numër 53, Blerim Sinani me numër 84 dhe Sokol Havolli me numër 100”, shkroi Abdixhiku.

Exit mobile version