Abdixhiku tha se, periudha e qershorit mund të konsiderohet si një ngopje elektorale, por edhe siç u shpreh, apetit i ri i përmbajtjes çfarë shpërfaqet.
Sipas tij, bashkimi politik ka zgjuar kureshtje dhe interes të shtuar te qytetarët, veçanërisht te të rinjtë. “Qershori është një ngopje elektorale, por është një apetit i ri i përmbajtjes çfarë po shpërfaqim dhe kjo vjen pak a shumë edhe si rezultat edhe i bashkimit tonë.
Besoj që bashkimi ka zgjuar një kureshtje dhe ka zgjuar një interes të njerëzve, sidomos të rinjëve për të kuptuar se për çfarë mund të qëndrojmë”, tha ai.
