Sipas tij, takimi ishte shpresëdhënës për arritjen e një marrëveshje politike.
Ai tha se është e rëndësishme që këto takime po zhvillohen para fillimit të proceseve për formimin e institucioneve të reja. “Në një takim të vetëm ishte e pamjaftueshme t’i trajtojmë të gjitha çështjet, por ishte hap i mbarë drejt çështjes së kapitujve tjerë në ditët në vijim.
Kemi 30 ditë kohë për thirrjen e seancës së Kuvendit të Republikës dhe pastaj edhe 60 ditë kohë për zgjedhjen e presidentit.
E rëndësishme është që po flasim para se të merren ose të nisin hapa të njëanshëm të formimit të institucioneve dhe kjo më jep shpresë”.
Abdixhiku konfirmoi se LDK është unike në arritjen e një marrëveshje të mirë dhe stabile për Kosovën. “Për marrëveshje për të cilën LDK-ja nuk ndihet e përfaqësuar ose nuk ndihet që vlerat e saj po tregohen, nuk kemi asnjë votë.
Pra për një marrëveshje të mirë për Republikën e Kosovës, LDK-ja flet si tërësi unike”.
Abdixhiku: U dakorduam të vazhdojmë komunikimin për të shmangur zgjedhjet
