Site icon Lajmeria.info

Abit Hoxha skeptik për përformancën e Vetëvendosjes në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë

Profesori nga Instituti ADGER, Abit Hoxha, thotë se nuk beson se Lëvizja Vetëvendosje, e udhëhequr nga Albin Kurti, mund të arrijë 60 për qind të votave në zgjedhjet e 7 qershorit.

Hoxha thekson se faktori që dikur mobilizonte votuesit për Vetëvendosjen tashmë është konsumuar dhe se partia duhet të paraqesë rezultate konkrete nga qeverisja për të fituar mbështetje. “Unë nuk besoj se mund të jetë e mundur, sepse është konsumuar ai faktori që sjellte mobilizimin e madh.

Tani duhet të tregojë edhe rezultate praktike se çfarë është bërë pesë vitet e fundit”, tha Hoxha.

Exit mobile version