Arbana Osmani ka rrëfyer se në emisionin “Ferma VIP” të sotëm do të jetë i ftuar moderatori i njohur Adi Krasta.
Ajo ka ndarë një foto me të në rrjetet sociale, duke shkruar: “Sonte, Adi Krasta mban fjalën e dhënë para një viti”.
Kjo la të kuptohet se ndjekësit presin me padurim të shohin prezantuesin e tyre të preferuar në spektakël.
Tani mbetet të shihet se çfarë surprizash do të sjellë Krasta në këtë natë të vecantë të “Ferma VIP”.
