Site icon Lajmeria.info

Administrata Tatimore e Kosovës: Qytetarët kanë të drejtë të ankesohen për refuzimin e aplikimeve për Pakoja për Përballje me Inflacionin 2.0

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se qytetarët të cilëve u është refuzuar aplikimi për përfitim nga Pakoja për Përballje me Inflacionin 2.0 kanë të drejtë të parashtrojnë ankesë ndaj vendimit.

Sipas njoftimit, ankesa mund t’i drejtohet Komisionit të Ankesave në Ministrinë e Financave, brenda afatit prej 30 ditësh nga data e pranimit të vendimit, raporton Klankosova.tv.

ATK-ja ka bërë të ditur se formulari për paraqitjen e ankesës mund të plotësohet përmes platformës së dedikuar për parashtrimin e ankesave.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version