Për herë të parë, Airbus A330-200 i kompanisë Air Transat ka aterruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nga Toronto i Kanadasë, shënuar një moment të rëndësishëm për vendin.
Në ceremoninë e hapjes së linjës ishin të pranishëm përfaqësues të aeroportit, ambasadës, ministrisë dhe kryeministri Edi Rama, i cili e përshkroi këtë ndryshim si marramendës dhe premtoi investime të reja në sektorin e aviacionit.
Fluturimet drejtpërdrejtë mes Shqipërisë dhe Kanadasë do të rrisin lidhjet midis Amerikës së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor.
Suksesin e këtij projekti e ka mundësuar përpjekja e vazhdueshme e Kastrati Group, duke bërë Aeroportin e Tiranës një nga më të suksesshmit në rajon me standarde të larta të aviacionit modern.
