Site icon Lajmeria.info

Afrona Dika: Modelja e njohur tregon pamjen e saj gjatë shtatzënisë

Modelja e njohur, Afrona Dika, ka bërë paraqitjen e radhës në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen me pamjen e saj gjatë shtatzënisë.

Ajo ka pozuar para pasqyrës, duke vënë në pah barkun e rrumbullakosur dhe duke ndarë me ndjekësit një tjetër moment nga kjo periudhë e veçantë.

Afrona është në pritje të ëmbël, ndërsa ka zgjedhur ta mbajë ende private identitetin e partnerit të saj.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Modelja nuk ka zbuluar shumë detaje rreth lidhjes, duke preferuar që këtë pjesë të jetës ta shijojë larg vëmendjes së publikut.

Së shpejti, Afrona dhe partneri i saj pritet të bëhen prindër për herë të parë, ndërsa ajo po shijon ditët e shtatzënisë duke ndarë herë pas here momente të veçanta me ndjekësit.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version