Site icon Lajmeria.info

Agjenti francez i modës me lidhje me Jeffrey Epstein gjetet i vdekur në Paris

Një agjent francez i modës, me lidhje të afërta me Jeffrey Epstein, është gjetur i vdekur në banesën e tij pranë Parisit.

Bëhet fjalë për Daniel Siad-in, 69 vjeç, i cili ishte nën hetim në Francë për dyshime se kishte ndihmuar Epstein-in në trafikimin dhe abuzimin e grave.

Prokuroria e Nanterres bëri të ditur se ka nisur një hetim për të zbardhur shkaqet e vdekjes së tij.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Për këtë rast pritet të kryhet edhe autopsia.

Siad, ndaj të cilit ishin bërë disa denoncime, përfshirë akuza për përdhunim, ende nuk ishte marrë në pyetje nga hetuesit.

Ai i kishte mohuar akuzat dhe kishte deklaruar se dëshironte të dëgjohej për të dhënë versionin e tij.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Emri i tij ishte përmendur në më shumë se 1 mijë dokumente të publikuara nga dosjet e deklasifikuara të Epstein-it.

Në vitin 2014, Siad i kishte shkruar Epstein për përpjekjet e tij për të gjetur modele të reja, duke i krahasuar ato me peshkimin.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version