Site icon Lajmeria.info

Agjenti i yllit të Atletico Madridit bën thirrje drejtuesve të klubit: ‘Mos e pyet gënjeshtarin pse gënjeu’

Agjenti i yllit të Atletico Madridit, Julian Alvarez, Fernando publikoi një mesazh drejtuar drejtpërdrejt drejtuesve të klubit nga Metropolitano.

Hidalgo shkroi në llogarinë e tij në Instagram një thënie e cila ishte shumë thumbuese karshi drejtuesve të klubit spanjoll. ‘Mos e pyet kurrë një gënjeshtar pse gënjeu.

Sepse për ta shpjeguar, do të duhej të gënjente përsëri’, shkroi Hidalgo.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Kjo thirrje erdhi pasi Atletico Madridi refuzoi ta shiste Alvarezin te Barcelona këtë verë, përkundër shumë kërkesave.

Zyrtarët e klubit këmbëngulin se lojtari nuk ka marrë asnjë premtim nga menaxhmenti se mund të largohet.

Si kujtesë, Alvarez është një objektiv i madh për kampionët spanjollë të Barcelonës, por Atletico nuk dëshiron ta lejojë atë të bashkohet me rivalët e tyre.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version