Site icon Lajmeria

Ahmeti për taksen amerikane: Ekonomia e Kosovës është shumë fragjile, kjo taksë pritet ta dëmtojë

Kushtrim Ahmeti, drejtor i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në FIVE në RTV Dukagjini ka thënë se çdo taksë që i vendoset bizneseve në Kosovë është e dëmshme.

Ai ka thënë se ekonomia e Kosovës është fragjile, madje ajo afektohet edhe nga veprime që nuk lidhen direkt me Kosovën siç është lufta në Ukrainë.

‘’Kjo taksë pritet ta dëmtojë…ka gati tri jave që kemi alarmuar edhe kemi kërkuar nga institucionet që vazhdimisht të bëjnë hapa në mënyrë që të mos ndodhë kjo që ndodhi’’, ka thënë ai.

Exit mobile version