Ajax po përjeton një nga sezonet më të zymta të viteve të fundit.
Gjigantët holandezë pësuan edhe një humbje tjetër, këtë herë ndaj Utrechtit (1-2) me gol të pranuar në kohën shtesë, dhe kanë zbritur në vendin e pestë — pozicion që i dërgon vetëm në “play-offin” e Ligës së Konferencës, një skenar i papranueshëm për një klub me peshë historike në futbollin evropian.
Tre trajnerë në një sezon, blerje pa efekt.
Problemet nuk janë kufizuar vetëm te liga.
Ajaxi u eliminua në mënyrë poshtëruese me 6-0 në fazën e 1/8-ave të Kupës, ndërsa mbeti larg objektivit për t’u kualifikuar në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve.
Kalimi në garën e nivelit të tretë evropian konsiderohet goditje financiare, por edhe më e rëndë do të ishte skenari i mosdaljes fare në Evropë.
Edhe stadiumi problem: Arena e zënë nga koncertet e Harry Styles
