Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) shpreh shqetësim për uljen e Grantit të Performancës Komunale nga 4 milionë në 2 milionë euro, pretenduar se është bërë në mënyrë të njëanshme nga Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).
AKK kërkon rikthimin e menjëhershëm të shumës prej 4 milionë euro, duke theksuar se Kuvendi është i vetmi institucion me mandat për miratimin dhe ndryshimin e ndarjeve buxhetore.
Organizata e komunave thekson se ndryshimet e tilla shkelin ligjin dhe cenon parimin e sigurisë juridike dhe financiare të komunave, ndërsa AKK rezervon të drejtën për veprime institucionale dhe juridike për mbrojtjen e interesit të komunave dhe zbatimin e ligjit.
