Site icon Lajmeria.info

Aksident fatal në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë: Një person humb jetën në përplasje me fuoristradën

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Zhamë-Sektor.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip fuoristradë ka përplasur një këmbësore, e cila po tentonte të kalonte autostradën.

Si pasojë e përplasjes, Bajame Ramazani, 75 vjeçe, ka humbur jetën, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Mësohet se e moshuara po kalonte autostradën për të shkuar drejt tokave të saj bujqësore, duke kaluar mbi trafikndarëse, rreth 50 metra larg një mbikalimi.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version