Site icon Lajmeria.info

Aksident fatal në fshatin Veriq të Istogut: Motoçiklisti humbet jetën pas përplasjes me kamionin

Një fatkeqësi e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Veriq të Istogut, ku një motoçiklist ka humbur jetën në një aksident tragjik pas përplasjes me një kamion.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, bëri të ditur se ngjarja e tronditshme ka ndodhur rreth orës 12:17.

Policët dhe ekipi i urgjencës janë shpejt reaguar në vendin e ngjarjes, por, për fat të keq, vdekja e viktimës u konstatua nga mjeku kujdestar.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version