Site icon Lajmeria.info

Aksident fatal në Prishtinë: Person humb jetën në Vranidoll

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Vranidoll të Prishtinës.

Rastin e rëndë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Kryeqytetin, Enis Pllana, i cili tha se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. “Si pasojë e lëndimeve të marra, një person ka humbur jetën.

Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor emergjent në vendin e ngjarjes”, tha ai për redaksinë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Njësitet e Trafikut Rajonal të Prishtinës, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

Exit mobile version