Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur mbrëmjen e sotme banorët e Cërrikut të Shqipërisë.
Dy automjete janë përplasur fuqishëm me njëri-tjetrin dhe janë shkatërruar plotësisht.
Një person ka dalë jashtë rruge.
Dy persona kanë humbur jetën në vendngjarje.
Shërbimet e emergjencës dhe policia janë në vend për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
