Site icon Lajmeria.info

Aksident në Syrin e Kaltër: Dy persona rrëzohen me motor në një humnerë 15 metra, por pësojnë lëndime të lehta

Një aksident ka ndodhur pranë Syrit të Kaltër, ku dy persona, njëri prej tyre shtetas i huaj, janë rrëzuar me motor në një humnerë rreth 15 metra në anë të rrugës.

Të dy personat kanë pësuar vetëm lëndime të lehta.

Në operacionin e shpëtimit morën pjesë forcat e MZSH-së, strukturat e Policisë, si dhe Urgjenca Mjekësore.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Pas nxjerrjes nga zona ku kishin rënë, të lënduarit u dërguan drejt Spitalit të Sarandës për ndihmë mjekësore.

Exit mobile version