Site icon Lajmeria.info

Aksident rrugor në Shëngjin-Lezhë: Katër persona të lënduar, përfshirë dy fëmijë

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmë në rrugën Shëngjin-Lezhë, ku janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë mbetur të lënduar, mes tyre dy fëmijë.

Të gjithë të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore dhe, sipas informacioneve paraprake, janë jashtë rrezikut për jetën.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Të lënduarit janë nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të mëtejshëm.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version