Lajmin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se në aksident ka qenë i përfshirë një automjet. “Sot rreth orës 16:30, në fshatin Orllan të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku.
Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet.
Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore.
Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka deklaruar Ahmeti.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan deri te aksidenti.
