Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në Prishtinë, në pjesën e njohur si ‘Rrethi i Madh’, afër Stacionit të Autobusëve.
Sipas pamjeve të siguruara, në aksident janë përfshirë dy kamionë dhe një vetura, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Janë siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen automjetet e përfshira në aksident, ndërsa në zonë është vërejtur prania e qytetarëve dhe automjeteve të tjera.
Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë një konfirmim zyrtar për rrethanat e aksidentit.
