Site icon Lajmeria.info

Aksident tragjik në Librazhd: 65-vjeçare humbet jetën në një përplasje automobili

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Librazhd, ku një automjet e ka përplasur për vdekje një 65-vjeçare që ishte duke kaluar rrugën.

Ajo është transportuar drejt spitalit të Librazhdit, por, në urgjencë, ka shkuar pa shenja jete.

Policia është e angazhuar në hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa drejtuesi i mjetit po merret në pyetje për dinamikën e ngjarjes.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version