Site icon Lajmeria.info

Aksidenti në hyrje të kryeqytetit: Kolona e gjatë pas përplasjes së makinave

Gjurmët e mbetura tregojnë se aksidenti nuk ishte i vogël.

Dy automjetet u ndeshën në hyrje të kryeqytetit nga drejtimi i Fushë Kosovës, por si ndodhi përplasja në mes tyre nuk dihet ende.

Por, ajo që dihet është se nga kjo përplasje pati edhe të lënduar dhe u dëmtua sinjalistika rrugore për çka u krijuan edhe kolona të gjata.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Pas pranimit në institucionin shëndetësor, të lënduarve u janë kryer ekzaminimet laboratorike dhe radiologjike, derisa më pas janë liruar për në shtëpi.

Rreth 3 orë më vonë veturat u larguan nga vendi, por pjesët e mbetura ishin të shumta.

Bile për këtë reaguan edhe vozitësit që kaluan andej pari.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Andaj edhe apeluan për disiplinë në trafik.

Meqë deri në mesditë mbetjet nga aksidenti nuk i pastroi askush, këtë punë e filloi njëri para dyqanit të tij.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version