Site icon Lajmeria.info

Aksioni i Përbashkët i Policisë së Kosovës dhe Institucioneve të Tjera kundër Parregullësive në Auto-parkingjet

Në aksion janë përfshirë Policia e Kosovës – Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), Inspektorati Qendror i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (IQMINT), si dhe në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren.

Sipas njoftimit, inspektimet janë zhvilluar në gjithsej 26 auto-parkingje, për të verifikuar respektimin e ligjit dhe evidentuar parregullësitë në veprimtarinë e këtyre subjekteve.

Gjatë kontrolleve janë zbuluar shkelje të ndryshme, për të cilat institucionet përgjegjëse kanë ndërmarë veprimet e nevojshme, në përputhje me kompetencat dhe mandatin ligjor.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Inspektorati Qendror i Punës ka deklaruar se do të vazhdojë bashkëpunimin ndërinstitucional për forcimin e zbatimit të ligjit, mbrojtjen e të drejtave të punëmarrësve dhe krijimin e një ambienti të sigurt dhe ligjor të punës.

Exit mobile version