Sipas aktakuzës, Mujka si nënkryetar i Komunës së Mitrovicës dhe Muzliukaj si Drejtor i Gjeodezisë, Kadastër dhe Pronë në atë komunë, akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me rastin e këmbimit të pronës së ish-Bankosit me pronë private.
Mujka gjithashtu akuzohet për mosraportim të pasurisë.
Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesat e tyre, duke vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Vendimi i Apelit, marrë më 20 shkurt 2026, konfirmon se aktakuza e ngritur përmban prova të mjaftueshme që mbështesin dyshimin e bazuar mirë për veprat penale të të akuzuarve.
