Site icon Lajmeria.info

Aktakuzë për Krime Luftë: Pesë persona të pandehur për ekzekutime në Fushë Kosovë

Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Të pandehurit P.N., Z.D., I.I., S.M. dhe J.D. akuzohen se, si pjesëtarë të Policisë serbe në Stacionin Policor në Fushë Kosovë, më 6 maj 1999, kanë kryer krime lufte në Fushë Kosovë.

Sipas aktakuzës, ata kanë ndaluar dhe marrë me forcë pesë civilë, të cilët nga stacioni i trenit janë dërguar në vendin e quajtur “Megja”, ku janë ekzekutuar me armë zjarri.

Advertisement. Scroll to continue reading.

PSRK ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që gjykimi të mbahet në mungesë, pasi të pandehurit janë të paarritshëm për organet e drejtësisë.

Exit mobile version