Aktivitetet fillojnë në ora 10:30 me homazhe, ku takimi do të jetë para objektit të Komunës së Vushtrrisë.
Në mbrëmje, duke filluar nga ora 18:00, do të organizohet “Marshi për Çlirim”, që do të nisë nga objekti i komunës.
Ndërkaq, në ora 19:30, në sheshin “Adem Jashari” do të zhvillohet Akademia Solemne, ku pritet të marrin pjesë përfaqësues institucionalë, veteranë, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë të shumtë.
