Site icon Lajmeria.info

Alarm në Podujevë: Mbeturinat grumbullohen në rrugë pa u larguar për tri javë

Një qytetare ka dërguar pamje në redaksinë e Klankosova.tv, ku shihen mbeturina të grumbulluara në rrugën ‘Neodardania’, në afërsi të pishave në qytetin e Podujevës.

Sipas saj, mbeturinat janë lënë para dyerve të shtëpive dhe nëpër rrugë, ndërsa thotë se ekipet përkatëse nuk kanë ardhur për t’i larguar ato tash e tri javë.

Qytetarja e ka cilësuar gjendjen si alarmante, duke shprehur shqetësimin për situatën e krijuar dhe për ndikimin që mund të ketë në pastërtinë dhe higjienën e zonës.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Pamjet e dërguara në redaksi tregojnë grumbuj mbeturinash në hapësira publike.

Exit mobile version