Site icon Lajmeria.info

Alaves triumfon ndaj Barcelonës 1-0 në La Liga: Rikthehet në fitore pas 21 ndeshjesh

Alaves e mposhti Barcelonën 1-0 në “Mendizorroza”, duke mbajtur portën të paprekur për herë të parë pas 21 ndeshjesh në La Liga.

Kampionët e Barcelonës kishin siguruar titullin në ndeshjen e kaluar dhe u paraqitën me tetë ndryshime në formacion, ndërsa vendasit e nisën me intensitet për shkak të luftës për mbijetesë.

Rastet nuk munguan, por cilësia në finalizim ishte e dobët dhe deri në minutën e 30-të asnjë skuadër nuk gjeti portën me goditje në kuadrat.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Goli i ndeshjes u shënua në fund të pjesës së parë, kur Ibrahim Diabate u shkëput nga mbrojtja dhe realizoi bukur me volej për 1-0.

Në pjesën e dytë, Szczesny priti një goditje të rrezikshme me kokë të Diabate, ndërsa Alavés u mbrojt me pesë lojtarë në vijën e fundit.

Barcelona e shtoi presionin në 15 minutat e fundit, por nuk arriti ta thyejë mbrojtjen e organizuar të vendasve dhe seria e saj prej 11 fitoresh radhazi në ligë u ndërpre.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version