Site icon Lajmeria.info

Albin Kurti: Kosova duhet të zgjedhë Presidentin në Legjislaturën e 10-të për të shmangur zgjedhjet e reja

Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se vendi duhet të shmangë zgjedhjet e reja dhe që Legjislatura e 10-të, e cila tashmë ka zgjedhur kryesinë e Kuvendit dhe Qeverinë, duhet ta zgjedhë edhe Presidentin.

Në një deklaratë drejtuar qytetarëve, Kurti ka thënë se zgjedhjet e reja do të ishin “të panevojshme” dhe do të sillnin humbje të kohës dhe të mjeteve buxhetore.

Ai ka theksuar se problemi kryesor mbetet kuorumi prej 80 deputetësh për zgjedhjen e Presidentit, duke argumentuar se zgjedhjet nuk do ta zgjidhnin këtë çështje.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Kurti ka deklaruar se LVV ka fituar shumicën e votave dhe deputetëve dhe se vullneti i qytetarëve duhet të pranohet e respektohet.

Kryeministri ka bërë të ditur se u ka ofruar partive opozitare disa alternativa për tejkalimin e bllokadës.

Ai ka thënë se i ka propozuar LDK-së bashkëqeverisje, por oferta është refuzuar.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Po ashtu, ka përmendur edhe idenë që LDK ta marrë pozitën e kryetarit të Kuvendit, por edhe kjo – sipas tij – nuk është pranuar.

Ndërkaq, për PDK-në, Kurti ka deklaruar se ka bërë ofertë që kjo parti të marrë drejtimin e Kuvendit.

Ai ka shtuar se, pavarësisht takimeve dhe ofertave, opozita – sipas tij – nuk ka propozuar asnjë emër për kandidat konsensual për President.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Kurti ka theksuar se Kosova ka nevojë për mbarëvajtje të institucioneve dhe stabilitet institucional, duke përsëritur thirrjen që të respektohet rezultati zgjedhor dhe të shmangen zgjedhjet e përsëritura.

Exit mobile version