Site icon Lajmeria.info

Albin Kurti mbështet kandidaten Feride Rushiti për presidente, LDK-ja refuzon të japë nënshkrimet e nevojshme

Kryeministri Albin Kurti vazhdon të jetë në favor të kandidates Feride Rushiti për presidente, në raport me kandidaten e përmendur nga LDK-ja, ish-presidenten Vjosa Osmani.

Kurti, në konferencën për media pas ndërprerjes së seancës së orës 19:00, tha se LDK-ja mund t’ia dërgojë 15 nënshkrime dhe një emër për president, teksa shtoi se kandidatja e propozuar nga partia e tij, Hatixhe Hoxha, do të tërhiqet nga gara.

Por, LDK-ja tha se nuk do t’ia ofrojë nënshkrimet meqë, sipas deputetëve të kësaj partie, Kurti po do vetëm që ta ketë Grupin Parlamentar të LDK-së në sallë për t’ia bërë kuorumin kandidates së vet, Feride Rushitit.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Deri më tani, siç mëson Klankosova.tv, Kurti nuk është tërhequr nga përkrahja ndaj kandidates Rushiti.

Seanca e thirrur për në orën 23:00 ende nuk ka filluar.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version