Site icon Lajmeria.info

Albin Kurti uron Dritën për fitoren e titullit të kampionit të Kosovës për herë të pestë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Dritën për titullin e pestë në histori të klubit.

Gjilanasit kanë mbrojtur titullin e kampionit në një kampionat spektakolar të zhvilluar ku kishin paraqitje shumë të mira edhe në Ligën e konferencës.

Kurti që muaj më parë kishte pritur klubin gjilanas edhe në zyrën e tij ka uruar Dritën për titullin kampion, futbollistët, stafin dhe Intelektualët për suksesin e arritur. “Urime Klubi FC Drita për titullin e dytë radhazi kampion i Kosovës dhe të pestin në histori të klubit”.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version