Kryeministri në detyrë, Albina Kurti, ka shprehur keqardhje për humbjen e Hafiz Gagicës, duke e vlerësuar si një personalitet të rëndësishëm për mërgatën dhe luftën për liri në Kosovë.
Kurti tha se Gagica ishte i përkushtuar për forcimin e sistemit të shtetit kosovar gjatë periudhës së okupimit.
Ai gjithashtu e nderoi kontributin e Gagicës në lobimin për Kosovën në takime ndërkombëtare dhe manifestime të mëdha si tubimi në Bonn më 1998. ‘Nderime për jetën dhe veprën e Hafiz Gagicës.
Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve!’, shkroi Kurti në një postim në Facebook.
