Presidentja e përkohshme e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë dekretimin e Zejnullah Gashit në pozitën e Kryeprokurorit të ri të Shtetit.
Lajmi është konfirmuar nga vetë Haxhiu në një postim në Facebook.
Pas pranimit të propozimit dhe dokumentacionit nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, është bërë një shqyrtim i kujdesshëm i materialeve të dorëzuara.
Në procesin e përzgjedhjes, Zejnullah Gashi mori vlerësimin më të lartë me 91.6 pikë.
Kandidati Atdhe Dema kishte paraqitur ankesë ndaj vlerësimit, por KPK-ja e refuzoi atë në mbledhjen e 10 korrikut.
Më 19 qershor 2026, KPK-ja kishte miratuar kandidaturat e pesë kandidatëve për kryeprokuror të Shtetit.
