Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nderoi heronjtë e kombit, Tahir dhe Nebih Meha, në 45-vjetorin e rënies së tyre.
Ahmeti theksoi se Tahir e Nebih Meha janë simbol i kushtrim lirie dhe qëndresës kombëtare, duke shprehur lavdi për qëndresën e tyre heroike kundër pushtuesit serb.
Ata u bënë betim i madh për lirinë dhe dinjitetin kombëtar, duke u shndërruar në simbole të luftës çlirimtare.
Lavdi për Tahir dhe Nebih Mehën dhe për të gjithë dëshmorët e kombit shqiptar!
